Porti i Durrësit është porti detar më i madh dhe më i rëndësishëm i Republikës së Shqipërisë. Ai ndodhet pothuajse në qendër të bregdetit dhe është 35km larg kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës. Me ligjin nr. 9130 datë 08.09.2003 ky port u kthye në Autoritet Portual. Për më shumë nformacion mund të gjeni në http: http://www.apdurres.com.al/.

Porti i Vlorës është porti i dytë për nga madhësia dhe rëndësia në Republikën e Shqipërisë për

përpunimin e mallrave dhe transportin e udhëtarëve. Për më shumë informacion mund të gjeni

në www.portivlore.al.

Porti i Shëngjinit është porti detar më verior i Republikës së Shqipërisë. Përveç përpunimit të mallrave dhe transportit të udhëtarëve ky port shërben edhe për anijet e peshkimit. Për më shumë informacion mund të gjeni në http://www.portofshengjin.com/

Porti i Sarandës është porti më jugor i Republikës së Shqipërisë. Pas përfundimit të ndërtimit të portit të Limjonit, porti Sarandë përdoret vetëm si port për qëllime turistike dhe transportin e pasagjerëve. Për më shumë informacion mund të gjeni në  http://www.portisarande.com.al/.

 

Add Your Comment